> Shėrbimet dhe produktet > Siguria elektronike pėr puntorėt nė hekurudha

Siguria elektronike për puntorët në hekurudha

Bitfox srl është një prej ndërmarrjeve të pakta në Itali e cila është e kualifikuar nga rrjeti hekurudhor Italian si furnizues me shërbime të sigurimit  për hekurudha.


lajmeruesit akustik

Bitfox srl është në gjendje ti ndihmoj kompanitë e angazhuara ne punët e trafikut hekurudhor (p.sh. të tilla si qe merren me shtrirjen e binareve hekurudhor, vendosjen e rrjetit elektrik, instalimet e sistemit të sinjalizimit, punët civile) duke ju ofruar shërbime që lidhen me sigurinë.

Ndër shërbimet e ndryshme të cilat BitFox i ofron janë:

  1. Projektimi, instalimi dhe menaxhimi i sistemeve automatike për lajmërimin ardhjes se trenit (Automatic Train Warnin System ATWS)
  2. Projektimin dhe instalimi e barrierave mbrojtëse ne rrjetin hekurudhor Italian
  3. Shërbimin e mbrojtjes se hekurudhave (paralajmërime, agjentë informues) me personin përgjegjës për ecurinë e punëve ekzekutive lidhur me mbrojtjen e hekurudhave.
  4. Shërbimin mbështetës për ndërmarrjet e aplikueshme dhe komisionet e redaktimit të dokumenteve për stacionet e  trenit (Plani Sigurisë dhe Koordinimi, Plani Operativ për Sigurinë)
  5. Shërbimet mbështetëse në stacionet e trenave me agjent të trajnuar në fushën e ndihmës se pare dhe për fikjen e zjarrit 
  6. Marrjen e rolit të koordinatorit për siguri në fazën e projektimeve dhe zbatimeve .

Sistemi Automatik i Mbrojtjes se Hekurudhave (ATWS) 

Njëra prej menyrave më të reja për të mbrojtur përsonelin i cili është e përfshirë në punët e sektorit të hekurudhave dhe sigurisht menyra më e sigurtë është ajo që parasheh përdorimin e sistemit ATWS.

Këto sisteme përbëhen nga:

  1. Qëndra e menaxhimit dhe kontrollit
  2. Pedali hyrëse
  3. Pedali dalëse
  4. Lajmëruesi optik-akustik

Arritja e një treni në stacion zbulohet nga pedali hyrës (lloji Silec ose variacion i fushës elektromagnetike) të pozicionuar në një distancë të mjaftueshme për të siguruar lirimin e stacionit. Centrali, automatikisht, lajmëron nëpërmjet sinjalit optik-akustike personelin e pranishëm në stacion në mënyre qe të largohet. Dalja e trenit  zbulohet nga pedali në dalje me ndërprerjen automatike të alarmit.


Centrali është i kontrolluar nga një menaxher i cili është i trajnuar dhe i autorizuar nga rrjeti hekurudhor Italian dhe duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në stacion.

Komunikimi ndërmjet pedaleve, centralit dhe paralajmëruesit mund të bëhët përmes kabllove, përmes radios  ose në mënyra të përzier duke lejuar instalimin e pajisjeve direkt ne zonat e afërta punuese apo nxe mjete pune të përfshira në përpunimin në mënyrë që të sigurohet paralajmërimi me kohë për operatorët.

Bitfox srl përdor në stacionet e tyre vetëm sistemet e prodhuara nga Zöllner Signal GmbH, një ndërmarrje botërorë e sistemeve automatike ATWS për mbrojtjen e stacioneve .


Këto produkte,janë të karakterizuara nga besueshmëria e lartë dhe  posedojnë aftësinë për të përshtatur nivelin e sinjaleve akustike si një funksion të zhurmës në prapavijë për të garantuar gjithmonë nivelin optimal të transmetimit akustik(efekti Autoprowa).

 

Shkarko dokumente


Referencat e jashtme

Last modified 09/10/2012 12:39:16 / Visited 2235 Times