> Ballina > Rreth Nesh

Rreth Nesh

BitFox është një kompani me përgjegjësi të kufizuar, antarët e së cilës janë të përfshirë në mënyrë aktive në menaxhimin e aseteve të saj.
E themeluar në 2003 si një bashkëpunim në mes të personave me përvojë në fushën e hekurudhës, aeronautikës dhe sistemeve teknologjike është bërë shpejt një pikë referimi për zonën e veri-lindjes së Italisë në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sinjalizimit hekurudhorë.

Tani shërbimet tona shtrihen në mbarë vendin duke përfshirë: punimet në autostrada, aeroporte, sisteme të transmetimit të të dhënave, të videovëzhgimit, të alarmeve, të kontrollit të çasjes, sistemeve fotovoltaike dhe sisteme të tjera civile dhe teknologjike.


Duke synuar në vazhdimësi përmbushjen e kërkesave të klientit nëpërmjet rritjes së fleksibilitetit dhe shpejtësisë së zgjidhjes së problemeve, BitFox ka hapur edhe divizionin për projektimin dhe realizimin e kuadreve elektrike, sistemeve automatike industriale, pajisjeve elektronike dhe elektromekanike.


Një numër i madh i burimeve njerëzore dhe teknologjike është i angazhuar në sigurinë e vendit të punës nëpër ambiente hekurudhore nëpërmjet aplikimit të sistemeve ATWS, duke përfshirë si projektimin ashtu edhe instalimin dhe menaxhimin e sistemeve të tilla.

BitFox mbulon të gjitha fazat e realizimit të një projekti duke filluar nga faza e projektimit deri tek faza e ofrimit të asistencës operative, përfshirë sigurimin e materialeve,prodhimin, instalimin, testimin dhe në fund vënjen në funksion.


Për të siguruar rrjedhën e duhur të tërë procesit, kompania është e strukturuar në divizionet e mëposhtme të pavarura, por ngushtë të lidhura me njëra tjetrën:

Divizioni i infrastrukturës, përgjegjës për kryerjen e të gjitha punëve ndërtimore dhe infrastrukturore 


Divizioni i sistemeve teknologjike, përgjegjës për instalimin, testimin dhe asistencën operative të sistemeve teknologjike


Divizioni i prodhimit, përgjegjës për realizimin e produkteve elektronike dhe elektromekanike 

 
BitFox ka personel të specializuar në hulumtimin e tregut, përgaditjen e preventivave, projektimi, cilësi, kontabilitet, logjistikë dhe asistencë.

BitFox  posedon edhe me qendër të konsolidura për ofrimin e trajnimeve të specializuara, kryesisht në sektorin e hekurudhave si për personelin e saj ashtu edhe persona të tjerë të interesuar.


Last modified 05/03/2014 17:34:53 / Visited 2279 Times