> Shėrbimet dhe produktet > Sistemet teknologjike

Sistemet teknologjike

Ky divizion është përgjegjës për testimin, instalimin dhe servisimin e sistemeve.


Bitfox ka përvojë të konsiderueshme në instalimin dhe vënien në funksion të pajisjeve Qendrore Statike (ACS-ACC) për kontrollimin e trafikut hekurudhor dhe stabilizimin e punës në shumë stacione. Disa prej aktiviteteve me të rëndësishme ku BitFox ka punuar në krijimin dhe vënien në punë të disa kabinave për sinjalizim janë në stacionet: Padova, Bolonja dhe Mestre.


Aktivitetet e zhvilluara mbulojnë të gjitha fazat e implementimit të sistemeve të sinjalizimit për të gjitha llojet (ACS, ACEI, SCMT, SSC, etj.) siç janë : instalimi i kabllove të rrjetit , pajisjeve të linjave (sinjalet, devijimet hekurudhore, CDB, vend kalime , çelësa me kod), pajisje për kalibrimin e kabinave, konfigurimin si dhe vënien në funksion të sistemeve.


Stafi i divizionit të sistemeve teknologjike ka përvojë të gjerë në shtrirjen, shtimin , testimin e kabllove nga bakri dhe nga fibrat optik si dhe mirëmbajtjen e këtyre kabllove. Duke ju falënderuar angazhimit të personelit me kualifikim të lartë, BitFox është në gjendje ti realizoj të gjitha fazat, që nga instalimi, testimi final,lidhur me rrjetet e transmetimit të të dhënave qoftë i rrjeteve lokale (LAN) po ashtu mbi rrjetet e shtrirjes MAN dhe WAN në sistemet e transmetimit PCM me mbështetje nga kabllot e bakërit dhe fibrave optike.

E rëndësishme është përvoja e fituar në fushën e telefonisë që shkon nga krijimi i rrjeteve të telefonisë digjitale (STSI, STI), dhe të GSMR.


Përpos realizimit të sistemeve të kontrollit dhe monitorimit nga largesia poashtu realizon edhe sistemet e furnizimit me energji elektrike (stacionet  energjetike, gjeneratorë), sistemet me ajër te kondicionuar, sisteme elektrike civile, industriale dhe të ndriçimit publik.
BitFox përvojë të madhe ka edhe në instalimin e sistemeve fotovoltaike  më dimensione të vogla , të mesme dhe të mëdha.

Last modified 01/10/2012 13:56:55 / Visited 4046 Times