> Shėrbimet dhe produktet > Energjia e ripėrtritshme

Energjia e ripërtritshme

 

Energjia e ripërtritshme është energjia e cila fitohet duke i shfytëzuar burimet natyrore .Burimet e ripërtritshme energjisë janë duke përjetuar një periudhë të zhvillimit të madh në nivel botëror duke e rritur prodhimin e energjisë.Këto burime përveç qe janë te pashtershëme poashtu nuk kanë asnjë ndikim negativ në mjedis pasi ato nuk lirojnë gazra e as mbetje ndotëse që mund të thithen. 

Burimet kryesore te energjisë se ripërtritshme janë :

  •    Energjia termike solare
  •    Energjia me panele fotovoltaike
  •    Turbinat me erë dhe mini-turbinat
  •    Biomasa
  •    Gjeotermia
  •    Hidrocentralet dhe mini-hidrocentrale
  •    Deti dhe valet

Pra ndryshimi i klimës, ndotja dhe pasiguria e energjisë janë probleme të rëndësishme dhe zgjidhja e tyre kërkon ndryshime të mëdha në infrastrukturat energjetike. Teknologjitë e energjisë se ripërtritshme janë kontribuesit thelbësore për furnizimin me energji, qe njëherit do të kontribuojë në sigurinë botërore të energjisë dhe në mbrojtjen e ambientit.

Energjia e ripërtritshme në Kosovë

BitFox duke e parë nevojen për energji elektrike në Kosovë si dhe duke e parë një shumëllojshmëri të mundësive që ekzistojnë për të prodhuar energjië elektrike, ka menduar se zgjidhja më e mirë për popullin e Kosovës është të prodhohet energjia elektrike e cila fitohet nga burimet e ripërtritshme të energjisë.
Burimet e energjisë së ripërtritshme të cilat janë më të favorshme dhe më produktive për territorin e Kosovës janë:energjia fotovoltaike ose solare,energjia e erës,biomasa si dhe mini-hidrocentralet .
Nga këto forma të energjisë elektrike në Kosovë mund të përfitojnë të gjithë sektoret,por përfitimi më i madh i mundur është në sektorin e bujqësis dhe i turizmit pasi edhe kthimi i investimeve bëhët brenda një përiudhe të shkurtër kohore.
Last modified 12/11/2012 14:49:02 / Visited 4037 Times