> Lajme dhe ngjarje

Lajme dhe ngjarje

Ngjarjet më të rëndësishme për BitFox :

Me datë 18/10/2012 në fakultetin teknik në Prishtinë u mbajt prezantimi ’’ Sistemet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike ’’ i cili u organizua nga kompania BitFox në bashkëpunim me dekanin e fakultetin të inxhinierisë mekanike Prof. Dr. Musli Bajraktari. Po ashtu në këtë prezantim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e kompanisë BitFox nga Itali z. Stefano Bittus - presidenti i kompanisë dhe z. Paolo Pasin - drejtor teknik, po ashtu ishte i pranishëm edhe drejtori i BitFox në Kosovë z. Ramadan Suka.

Fjalën e hapjes të këtij prezantimi e pati dekani Prof. Dr.  Musli Bajraktari i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi ata me rrjedhën e këtij prezantimi. Pastaj fjalën e mori drejtori Ramadan Suka i cili i falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre si dhe e falënderoj Prof. Dr. Musli Bajraktarin për punën dhe ndihmën e tij për realizimin e këtij prezantimi.

Në vazhdim për të pranishmit foli edhe presidenti i kompanisë BitFox nga Itali z. Stefan Bittus i cili foli për punët dhe sektorët në të cilat është e kyçur kompania BitFox. Pastaj tregoi për arsyet e fillimit të punës në Kosovë. Në fund të fjalës se tij ai i përshëndeti të gjithë të pranishmit duke ju u drejtuar atyre në gjuhën shqipe “Ju faleminderit të gjithëve”’.

Në vazhdim drejtori Ramadan Suka ja dha fjalën inxhinierit të kompanisë BitFox në Kosovë Esat Balaj për të filluar me prezantimin i cili ishte përgatitur për të pranishmit. Gjatë prezantimit u fol për historinë e kompanisë BitFox, për burimet e energjisë se ripërtritshme, sistemet fotovoltaike dhe ne fund u bë prezantimi i një projekti të realizuar në Itali dhe i cili projekt është sjellë në Kosovë saktësisht në qytetin e Suharekës. Ne fund të prezantimit u bënë edhe disa pyetje nga të pranishmit si dhe më shumë u dhanë kritika pozitive për realizimin e këtij prezantimi dhe mënyrës së shpjegimit të sistemeve fotovoltaike.

Në fund të prezantimit të gjithë të pranishmit u ftuan në një koktej rasti i cili u organizua nga kompania BitFox në hollin e fakultetit teknik.

Foto nga prezentimi i kompanis tonë në fakultetin teknik në Prishtinë:




 


Last modified 05/03/2014 11:34:13 / Visited 456 Times