> Ēertifikatat > Ēertifikata pėr Shėrbimet e sigurisė pėr ndėrtimin e hekurudhave

Shërbimet e sigurisë për ndërtimin e hekurudhave (ATWS)

Rrjeti hekurudhor Italian kohët e fundit ka leshuar kualifikimin për furnizuesit e shërbimit të sigurisë në stacionet hekurudhore në mënyrë që ti zgjedhin furnizuesit e besueshëm për projektim, instalim dhe menaxhim të sistemeve të sigurisë për stacione hekurudhore dhe në veçanti sistemet automatike te mbrojtjes se stacioneve hekurudhore (ATWS - Automatic Track Warning System).

Bitfox është në gjendje që ti përcjell fazat e ndryshme që lidhen me përdorimin e sistemeve të sigurisë:

Projektimi: konsultimi mbi hartimin e planeve të sigurisë së stacioneve, në mënyre qe ti ndihmoj klientët ose firmat kontraktuese me përgatitjen e dokumentacionit projektues në lidhje me skemat e detajuar të dispozitës së të gjitha pajisjeve mbrojtëse (ATWS ose barrierave:).

Sigurimi i sistemeve ATWS ose barrierave: Furnizimi me pajisje të miratuara nga rrjeti i hekurudhave Italiane dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për funksionimin e tyre.


Instalimi: montimi dhe çmontimi i sistemeve ATWS dhe i barrierave mbrojtëse (fillestare, përfundimtare dhe progresive në kontekstin e një kantieri të lëvizshme) me personel të kualifikuar dhe verifikimi i funksionimit korrekt në fillimin e punës.

Logjistika: transporti me mjete përkatëse nga të gjitha komponentët (nga depoja në kantier dhe e kundërta nga fillimi deri në fund të punës; s’postimi i menjëhershëm ne rast të kantierit te lëvizshëm) dhe ruajtjen e tyre në afërsi të vendit.

Menaxhimi i sistemit ATWS dhe përpunimi i të dhënave të regjistruara: mbulimin e çdo sistemi ATWS (njësia qendrore  e përpunimit dhe transmetimit) me operatorin e kualifikuar të gjuhës Ialiane i cili gjithmonë është i pranishëm në kantier gjatë përdorimit të sistemit ATWS për gjithë kohëzgjatjen e punës.


Mbështetje teknike: Inspektimi dhe mirëmbajtja e të gjitha pajisjeve në shërbim,ku kjo ndihmën ofrohet në gjuhën përkatese(psh. Italiane ) për të gjithë kohëzgjatjen e punës, duke ofruar dokumentet ose manualet e duhura.

 

Shkarko dokumente (dokumentet origjinale janë në gjuhë Italiane)

Qualificazione Fornitori Servizi di Sicurezza Cantieri Ferroviari del 16.06.2011

Last modified 09/10/2012 12:21:42 / Visited 1791 Times