> Çertifikatat > Çertifikata LIS-006

Çertifikata për Hekurudha LIS-006

Kualifikimi LIS-006 i lëshuar nga rrjeti hekurudhor Italian i përket zbatimit të punimeve në stacione dhe linja te sinjaleve hekurudhore. Më konkretisht, punët i referohen aktiviteteve të realizimit të punimeve në stacione si dhe tubat e kanalizimit, shtrirjen e tubave si dhe vendosjen e pajisjeve ndihmese në stacione.

Ky kualifikim dëshmon posedim e kapacitetit teknik / produktiv dhe cilësinë organizative te Bitfox-it siç kërkohet nga " Normativa e Sistemit të Kualifikimit të kompanive për realizimin e sistemeve të sinjalizimeve hekurudhore" e rrjetit hekurudhor Italian.

Ky çertifikim tregon se Bitfox srl:

  • Ka përvoja të mëparshme dhe është i pajisur me strukturën e personelit që kanë përvojë të mjaftueshme, në ekzekutimin e ndërhyrjeve në fushën hekurudhore dhe veprimtaritë e aeroportit;
  • Kanë strukturën e duhur për stacione, menaxhim dhe zbatim të punëve,
  • Posedon mjetet te punës për rrugë dhe hekurudha si dhe 

  • Ka staf të specializuar për kryerjen e punimeve në fushën e hekurudhore.

Bitfox srl ka një përvojë relevante në realizimin, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ndriçuese të hekurudhave të llojit  ACEIi, ACC,ACS dhe sistemit SCMT, RTB, MTR.

 

Shkarko dokumente (dokumentet origjinale janë në gjuhë Italiane)

Attestazione LIS-005 e LIS-006 del 19.06.2012

Last modified 09/10/2012 12:21:14 / Visited 1752 Times