> Çertifikatat > Çertifikata SOA

Çertifikata SOA

Çertifikata SOA është një dokument i lëshuar nga  organet e çertifikimit (SOA), i cili tregon kërkesat e nenit 8 të ligjit të 11 shkurt 1994 nr 109 dhe e cila dëshmon aftësinë e kompanisë për të mbështetur çdo tender publik për furnizimin dhe instalimin me shumën e ofertës që tejkalon shumen prej 150,000.00€.      

 

Bitfox është posedon çertifikaten SOA për punë në kategoritë e mëposhtme:

OG 1 ndërtesat civile dhe industriale, klasifikimi II

Sa i përket ndërtimtarisë, mirëmbajtjes ose përmirësimit te ndërhyrjeve specifike në ndërtime të nevojshme për të kryer çfarëdo aktiviteti njerëzor, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të kompletuar me struktura të nevojshme, sisteme elektromekanike, elektrike, telefonike dhe pajisje elektronike dhe përfundime të çdo lloji po ashtu të çfarëdo lloj pune lidhur me ketë, plotësuese ose ndihmese. Përfshin, ne mënyre te kufizuar vendbanimet, burgje, shkollat, kazermat, zyrat, teatrot, stadiumet, ndërtesat për industrinë, ndërtesa për parkingje, hekurudha, stacionet nëntokësore, ndërtesat e aeroportit dhe çdo objekt të veçantë konkretisht të përforcuar, te thjeshta apo te kompleksuara, kupola, rezervarë për ujë, vendpunishte dhe ndërtesa të larta me struktura  dhe karakteristike të veçanta .

OG 6 ujësjellës, gazsjellës, naftësjellës, punime për ujitje dhe kullime, klasifikimi II


Sa i përket ndërtimeve, mirëmbajtjes ose përmirësimeve te ndërhyrjeve të rrjetit që janë të nevojshme për  zbatimin e "shërbimeve të rrjetit hidrik te integruar" apo për transportin në pikat e karburanteve, te kompletuar  me çdo pune lidhur me ketë, plotësuese ose ndihmëse dhe të gjitha sistemet elektromekanike, mekanike, elektrike, telefonike dhe elektronike të nevojshme për të siguruar shërbim të mirë konsumatorëve në drejtim të përdorimit, funksionimin, informacionin, sigurinë dhe ndihmën për një funksionim normal. Përfshinë ne mënyre jo te kufizuar punët e thithjes së ujit, impiantet e ujit të pijshëm, kanalizimet, sisteme pompimit, rezervare nëntokësore ose ne lartësi, rrjete të shpërndarjes, tunelet, furnizimin dhe shtrimin e gypave, kanalizime me çdo lloj materiali,trajtimi i ujërave të zeza para se të derdhen në ciklin natyror, tubacione të gazit, tubacione të naftës.

 

OG 9 sisteme për prodhimin e energjisë elektrike, klasifikimi I

Përfshinë ndërtimin,mirëmbajtjen ose përmirësimet e veçanta që janë të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, të kompletuara me të gjitha punët e ndërtimit, ato plotësuese ose ndihmëse, si dhe të gjitha sistemet  elektromekanike, elektrike, telefonike dhe elektronike te nevojshme në aspektin e funksionit të informimit, sigurisë dhe mbështetjes. Përfshin hidrocentralet apo burimet qe përdorin çdo lloj të karburanti.
 

OG 11 sistemet teknologjike, klasifikimi II

Përfshinë furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen ose përmirësimin e një grupi të koordinuar të sistemit te ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar, të sistemeve hidriko sanitar, të kuzhinave, të pastrimeve kimike, të gazit, sistemet kundërzjarrit, sistemet elektrike, telefonike, radiotelefonike, televizive, rrjetet e transmetimit te të dhënave dhe komplet punet e çdo lloji qe lidhet me punë ndërtimi, plotësuese ose ndihmëse, për të zbatuar bashkërisht veprime që i përkasin kategorive të përgjithshme që tashmë janë kryer ose janë në proces të ndërtimit.

 

OS 5 sistemet pneumatike dhe sistemet e alarmit kunder vjedhjeve, klasifikimi II

Përfshinë furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen ose rinovimin e sistemeve pneumatike dhe sistemve të alarmit kunder vjedhjeve,kryhen punë të plota në të gjithë objektin, ose punë ndihmëse, për të zbatuar në vepra të përgjithshme në objekte që kanë përfunduar ose janë në ndërtim e sipër.

 

OS 9 sistemet për sinjalizime ndriçuese dhe sigurisë në rrugë, hekurudha, metro dhe tramvaj, klasifikimi V

 
Përfshinë furnizimin dhe vënien në punë, mirëmbajtjen sistematike ose ristrukturimin e sistemeve automatike për sinjalizimet ndriçuese, sigurinë në trafikun rrugor, hekurudhor, metro dhe tramvaj  duke përfshirë mbledhjen e informacionit dhe përpunimin e tij.

 

 

OS 19 sistemi i rrjetit të telekomunikacionit dhe transmetimit të të dhënave, klasifikimi II.

Përfshinë furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen apo rikonstruktimit e sistemeve të ndërrimit të rrjeteve publike ose private, lokal ose nder urban, të telekomunikacionit për telefoni, për të dhënat dhe video me anë të kabllove të bakrit,fibërave optik, mjete radio elektrikë, mjete radiotelefonike, televizive dhe rrjetet e transmetimit te të dhënave dhe të ngjashmet, pavarësisht nga shkalla e tyre e rëndësisë.Pra përfshinë komplet çdo lloji pune qe lidhet me ndërtimin plotësuese ose ndihmëse, për të zbatuar bashkërisht në veprim që i përkasin kategorive të përgjithshme që tashmë janë kryer ose janë në proces të.

 

Çertifikimi është zgjeruar në projektimin deri në klasifikimin e V.

 

Shkarko dokumente (dokumentet origjinale janë në gjuhë Italiane) 

Attestazione SOA n°12260/16/00 del 22.01.2013

Last modified 24/01/2013 09:44:18 / Visited 1759 Times